shqip | english_
INFORMATA MBI KOMPANINË  
       
 

N.P.N.T. UNI-PROJECT është themeluar për qellim te ofrimit te shërbimeve te pastrimit, mirëmbajtjes, renovimit dhe projektimit te objekteve publike dhe private. Me përkushtim dhe profesionalizëm të menaxhmentit dhe stafit punonjës , ne kemi arritur të konkurrojmë me shumë kompani lokale dhe nd ërkombëtare,dhe fituar shumë shpejtë rolin e liderit në treg për këtë industri. .

Klientela jonë përfshin një numër të madh institucionesh në Kosovë: Kuvendi i Kosovës, Ministritë në kuadër të Qeverisë së Kosovës, UNMIK, dhe shumë organizata tjera që veprojnë në Kosovë.

UNI-PROJECT ofron shërbimet e saj në dy mënyra:

Mënyra e parë: Kryerja e shërbimeve te pastrimit dhe mirëmbajtjes "në mënyrë te rregullt" . Kjo nënkupton se për të gjitha shërbimet e ofruara së pari arrihet marrëveshja në mes të klientit dhe kompanisë sonë dhe te gjitha shërbimet janë te përfshira dhe shpjeguara detajisht në kontratë. Përmes kësaj mënyre të kontraktimit, klienti përfiton nga shërbimet e shumta të ndërmarrjes sonë, dhe në fund te muajit kalendarik paguan shumën fikse mujore për te cilën është dakorduar paraprakisht.

Mënyra e dyte: Kryerja e shërbimevenë bazë të thirrjes."Kjo nënkupton se shërbimet kryhen vetëm në bazë të thirrjes së klientit dhe shërbimet faturohen aty për aty.

Eksperienca në punë, stafi profesional, ambienti i këndshëm dhe miqësor i punës, mjetet më bashkëkohore dhe efikasiteti në punë kanë konribuar në krijimin e një sistemi të shërbimeve me anë të cilit UNI-PROJECT i ërgjigjet thirrjes së qytetarëve dhe organizatave për një kohë shumë të shkurtë!

 

 
  Shërbimi për Qytetarë  
     
 

 
 

 

 
  UNI PROJECT sapo ka lansuar shërbimin e ri në treg, i cili është "Shërbimi për Qytetarë". UNI-PROJECT do të angazhohet që nëpërmjet këtij shërbimi ti ofroj qytetarëve të Prishtinës shërbime të ndryshme teknike.

Ky shërbim vjen si rezultat i kërkesave të mëdha të qytetarëve për zgjidhjen e problemeve teknike në shtëpitë e tyre.

 
     


 

 


©2006 UNI PROJECT, +381 38 54 55 92, info@uniproject.org
Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara