Shërbimet tona
Shtyllat operacionale B2B: pastrim, menaxhim objektesh, dezinfektim dhe shërbime të specializuara, me të njëjtin standard dokumentimi dhe SLA.
Pastrim Profesional
Përcaktojmë standarde për çdo ambient: zyra, qendra tregtare, industri dhe hapësira pas ndërtimit. Ekipet punojnë sipas orarëve tuaja, me listë inspeksionesh, supervizim dhe dokumentim.
- Pastrim ditor dhe i thellë sipas kritereve të dakordësuara
- Pastrim xhamash, fasadash dhe hapësirash në nivele të larta
- Pastrim panelesh solare dhe sipërfaqeve të ekspozuara
- Menaxhim materialesh higjienike sipas objektit
- Pastrim industrial me pajisje të përshtatura
- Pastrim pas ndërtimit për dorëzim të kontrolluar
- Protokolle SLA të matshme; raporte dhe transparencë
- Produkte të përzgjedhura për mjedisin e objektit
Menaxhimi i Objekteve
Një pikë kontakti, plane operative dhe raporte të strukturuara. Transparencë për furnizimet dhe ndërhyrjet teknike.
- Mirëmbajtje teknike e sistemeve kryesore
- Furnizim i rregullt me materiale
- Menaxhim i stafit në lokacion
- Inspektime, raportim dhe monitorim cilësie
- Supervizim me dokumentim, jo vetëm prani në listë
- Auditë cilësie dhe rishikime
- Menaxher llogarie i dedikuar
Dezinfektim & Sanitizim
Produkte të përputhshme me kërkesat e sektorit; procedura të dokumentuara.
- Dezinfektim me produkte të dokumentuara
- Sanitizim për objekte shëndetësore dhe ushqimore
- Kontroll dëmtuesish dhe parandalim sipas planit
- Teknika të ndryshme aplikimi sipas protokollit
- Verifikim dhe dokumentacion për kërkesa rregullatore
- Raportim që mbështet auditimin
Specialisti për kërkesa të shpejta
Për kërkesa personale, urgjente ose jashtë kontratave B2B, Specialisti koordinon pastrim, mirëmbajtje, instalime dhe intervenime të vogla me rezervim të drejtpërdrejtë.
- Rezervim i shpejtë për shtëpi, banesa dhe hapësira të vogla
- Pastrim i thellë, tapeta, mirëmbajtje dhe instalime
- Koordinim direkt me ekipin Specialisti
- Zgjidhje për punë që nuk presin kontratë B2B
Shërbime të Specializuara
Kur standardi ditor nuk mjafton, mobilizojmë ekipin e specializuar. Akademia ofron module trajnimi.
- Pastrim xhamash, fasadash në lartësi (deri ~17 m)
- Pastrim profesional i paneleve solare
- Pastrim tapetash sipas fibrës dhe objektit
- Trajnim profesional për personelin e pastrimit
- Metoda të përshtatura për sipërfaqen
- Koordinim me sigurinë e objektit
Nuk jeni të sigurt cili shërbim ju përshtatet?
Na kontaktoni për një propozim të personalizuar për objektin tuaj, pa angazhim.